Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kimikate të dëmshme PFAS në produktet për ciklin menstrual
Foto ilustruese Emri tingëllon gati poetik: "përjetësisht kimikate". Por pas tij qëndrojnë përbërësit per- dhe polifluoroalkil (PFAS), të quajtur kështu, sepse kurrë nuk dekompozohen, duke mbetur përgjithmonë në mjedis. Kjo ka pasoja serioze për njeriun. Disa PFAS janë kancerogjene, të tjerë ndikojnë në sistemin imunitar ose zvogëlojnë efektin e vaksinave. "PFAS mund të ndikojë në pjellorinë, cilësinë e spermës, apo edhe zhvillimin e fëmijës në mitër", tha toksikologia Marike Kolossa-Gehring për Tagesschau. Këto kimikate lidhen edhe me sëmundjen e gjendrës tiroide dhe presionin e lartë të gjakut. Tani një ekip studjuesish në SHBA ka zbuluar se këto kimikate janë të pranishme në produktet menstruale të ripërdorshme. Pothuajse një e treta e të brendshmeve të menstruacioneve, kupave menstruale dhe pecetave të ripërdorshme, që u testuan, ishin...