Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Elbasani, gjithnjë e më i vizituar, qindra turistë zbulojnë traditat dhe historinë e qytetit
Edhe në këtë stinë të nxehtë vere, Elbasani vazhdon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara nga vizitorë vendas dhe të huaj. Autobusë nga shoqëri të ndryshme turistike mbërrijnë çdo ditë në qytet, duke sjellë qindra turistë që duan të njohin nga afër trashëgiminë kulturore, traditat dhe historinë e pasur të Elbasanit. Një prej ndalesave më tërheqëse është Muzeu Etnografik, ku vizitorët njihen me mjeshtrit e zejeve tradicionale: armëtarët, përpunuesit e leshit, punuesit e drurit dhe artizanë të tjerë që mbajnë gjallë zanatet e hershme të zonës. Përgjegjësja e muzeut, Denada Kristo, thekson se interesimi është gjithnjë në rritje.“Gjithnjë e më shumë grupe të huajsh dhe vendasish kërkojnë të njihen me traditat, zakonet dhe mënyrën e jetesës së dikurshme të qytetit. Muzeu ynë është...