Seanca në GJKKO më 13 gusht për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për lirim, gjyqtar do të jetë Erjon Çela

Seanca në GJKKO më 13 gusht për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për lirim, gjyqtar do të jetë Erjon Çela

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 13 korrik ora 10:00 për të mbajtur seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e ish-Presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela, kjo për shkak se javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën. Seanca e kaluar u shty pikërisht për shkak të kërkesës së avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi që çështja për masën e sigurisë duhet të shqyrtohet nga avokati që e ka ndjekur dosjen në hetimin fillestar, Erjon Çela, dhe jo nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani. Gjyqtari Çela ishte me pushime javën e kaluar, e për këtë arsye shqyrtimi...