Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dogji qëllimisht tokën me shkurre, vihet në pranga 41 vjeçari në Fier (Emri)
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasin Joni Serjanaj, 41 vjeç, banues në Mbrostar Ura. Ky shtetas u kap në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, duke ndezur zjarr te ura e fshatit Hoxharë e Vjetër. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.