Australia do ta njohë Palestinën? Albanese: Populli palestinez ka të drejtë të ketë një shtet të vetin

Australia do ta njohë Palestinën? Albanese: Populli palestinez ka të drejtë të ketë një shtet të vetin

Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator, tha kryeministri i këtij shteti, Anthony Albanese më 11 gusht. “Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e madhe e njerëzimit për ta ndalur ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gazë”, tha ai për gazetarët në Kanbera. “Derisa shtetësia izraelite dhe palestineze të bëhen të përhershme, paqja mund të jetë vetëm e përkohshme. Australia do të njohë të drejtën e popullit palestinez për një shtet të vetin. Ne do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar që kjo e drejtë të bëhet realitet”, shtoi ai. Ky vendim i Australisë vjen pasi disa shtete të tjera, përfshirë Francën, Britaninë...