Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Situatë kritike në Gramsh/ Djegie banesash dhe vatra aktive pa ndërhyrje ajrore
Zjarret në territorin e Gramshit vazhdojnë të paraqesin një situatë kritike dhe të paqëndrueshme. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe me bimësi, ndërsa raportohet për disa banesa të djegura. Situata mbetet ende nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa në ndihmë të forcave vendore janë angazhuar zjarrfikës nga bashkitë përreth. Pavarësisht përpjekjeve, ndërhyrja nga toka është e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe të pakalueshëm. LEXO EDHE: Zjarr i përmasave të mëdha afër fshatit Sojnik në Gramsh Deri në këto momente, nuk ka informacione për ndërhyrje ajrore nga helikopterët, çka e vështirëson më tej menaxhimin e flakëve. Banorët janë paralajmëruar të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, në rast të nevojës për evakuim të menjëhershëm. Deri tani, fatmirësisht nuk ka raportime për persona të...