Zjarret në Bashkinë Finiq hyjnë në ditën e 7-të! ‘Syri i Kaltër’ dhe rruga ‘Sarandë-Delvinë’ mbyllen përkohësisht nga rreziku i flakëve

Zjarret në Bashkinë Finiq hyjnë në ditën e 7-të! ‘Syri i Kaltër’ dhe rruga ‘Sarandë-Delvinë’ mbyllen përkohësisht nga rreziku i flakëve

Zjarret në territorin e bashkisë Finiq vazhdojnë të përbëjnë një rrezik serioz për banorët dhe pronat e tyre, duke hyrë sot në ditën e shtatë të përhapjes së flakëve. Pas disa ditësh përpjekjesh për kontroll, situata duket se është përkeqësuar pas riaktivizimit të zjarrit në fshatin Leshnicë e Poshtme, ku flakët janë përhapur drejt Leshnicës së Sipërme, me ndikimin e erës së fortë që ka dhënë shtysë flakëve. LEXO EDHE: Finiq/ 7 ditë nën pushtimin e flakëve, digjen banesa në Leshnicë të Poshtme, priten helikopterë Canader nga Greqia Mbrëmjen e së dielës, situata mendohej se ishte vënë nën kontroll, por zjarri ka vijuar me intensitet gjatë gjithë ditës së djeshme. Për shkak të rrezikut, nga ora 7:30 deri në 12:30 është mbyllur rruga Sarandë-Delvinë. Një pjesë...