Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e trefishtë në Gjilan, shpallet në kërkim Mefail Shkodra dhe 2 djemtë e tij,dyshohen si autorë të krimit makabër
Policia e Kosovës, ka përditësuar njoftimin për rastin e rëndë duke shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin. Këta të tre banues në Gjilan, dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova”. “Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës. Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë. “Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt...