Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tregu i sigurimeve: 78% zotërohet nga kapitali vendas
Pjesa e tregut e kompanisë kryesuese të tregut të sigurimeve është në rënie të lehtë këtë vit, ndërsa kompanitë e tjera po fitojnë terren.Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 6-mujorin 2025 Sigal ka ruajtur kryesimin në treg, me 25.95% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e jo-jetës. Megjithatë, pjesa e tregut e Sigal ka rënë nga niveli prej 27.77% që mbante në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Që prej qershorit të këtij viti, Sigal nuk është më pjesë e UNIQA Group Austria, pas finalizimit të transaksionit të shitjes së kuotave nga grupi austriak te një kompani shqiptare, në pronësi të Avni Ponarit, drejtor i përgjithshëm i shoqërisë.Kompania e dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto...