Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Negociatat për paqen në Ukrainë, Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE
Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e cila thirri një takim të ministrave të jashtëm të hënën për të diskutuar hapat e mëtejshëm. “SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, sepse është çështje e sigurisë së Ukrainës dhe të të gjithë Evropës”, tha Kallas. Takimi është planifikuar të mbahet virtualisht të hënën pasdite dhe Kallas tha se ministrat do të shqyrtojnë gjithashtu zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Gaza, shkruan A2 CNN. Sipas saj e drejta ndërkombëtare “është e qartë: të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht i përkasin Ukrainës” dhe paralajmëroi se një zgjidhje e...