Situata alarmante në vend/ Ndalohen autorët e zjarreve që përfshinë Kavajën dhe Rrogozhinën

Situata alarmante në vend/ Ndalohen autorët e zjarreve që përfshinë Kavajën dhe Rrogozhinën

Sipas autoriteteve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit gjatë djegies së mbeturinave në tokat bujqësore, duke shkaktuar edhe djegien e një banese të pabanuar. Në vijim të situatës shqetësuese me zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, Policia e Kavajës ka identifikuar dhe vënë në pranga shtetasit F. P., banuese në Peqinaj, R. M, banues në Zhabjak dhe J. M., banuese në Zhabjak të dyshuar si përgjegjës për zjarrin që ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore në fshatrat Peqinaj dhe Zhabjak. Njoftimi i Policisë: Kavajë Identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar të zjarreve në Peqinaj dhe Zhabjak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë identifikuar dhe arrestuar 3 shtetas të dyshuar si autorë të zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha...