“Nëse po i lexoni këto fjalë, Izraeli ka arritur të më vrasë”, mesazhi i fundit dhe amaneti i gazetarit të Al Jazeera-s

“Nëse po i lexoni këto fjalë, Izraeli ka arritur të më vrasë”, mesazhi i fundit dhe amaneti i gazetarit të Al Jazeera-s

Gazetari i Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, është vrarë nga një sulm ajror izraelit pranë spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës, së bashku me katër kolegë të tjerë të medias. Një postim prekës, i cilësuar si “testamenti i fundit”, u publikua në rrjetet sociale pas vdekjes së tij, duke u bërë fjalë të fundit që ai kishte përgatitur për botën në rast se nuk do të mbijetonte. “Nëse këto fjalë ju arrijnë, dijeni se Izraeli ka arritur të më vrasë dhe të më mbyll gojën,” shkruhej në mesazhin që, sipas burimeve, është publikuar nga një mik i tij pas konfirmimit të vdekjes. Al-Sharif, 28 vjeç, e nisi mesazhin e tij me fjalë besimi dhe përkushtimi ndaj misionit të tij si gazetar në shërbim të së vërtetës...