Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat

Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat

Zjarri në Poliçan është vënë nën kontroll këtë mëngjes. Aktualisht, nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë që zjarrfikësit po neutralizojnë vatrat e mbetura. Që pasditen e djeshme dhe gjatë natës së kaluar, era favorizoi përhapjen e flakëve, të cilat iu afruan banesave dhe spitalit të qytetit. Në zonën e zjarrit, shkuan edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshinë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B. Top Channel