Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbulime etruske në Itali, zbulohen objekte të rëndësishme fetare
Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet e gjetura mundësojnë të nxirren përfundime rreth ritualesh që datojnë më shumë se 2,500 vjet më parë. Sipas njoftimeve të mediave italiane këtë javë në periferi të qytetit të Orvietos u zbuluan dy koka deshësh prej guri të ruajtura mirë, një kokë luani, altarë të mëdhenj dhe një rrugë e gjerë procesioni. Në kulmin e epokës etruske Vendi i shenjtë i federatës së qytetit etrusk pranë Orvietos, i cili ka përmasa të mëdha, u zbulua në fillim të viteve 2000 gjatë gërmimeve të udhëhequra nga arkeologia Simonetta Stopponi. Që nga ajo kohë gërmimet kanë vazhduar. Mendohet se ky vend i shenjtë është...