Aksident tragjik në Dimal, shoferi përplas një grua dhe ikën

Aksident tragjik në Dimal, shoferi përplas një grua dhe ikën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Dimal, në urën e re mbi lum. Një 57-vjeçare, e cila po kalonte rrugën me delet, është shtypur për vdekje nga një automjet, i cili e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja. Viktima Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes, pas identifikimit të kufomës. Policia konfirmon se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth vendit të aksidentit, për të identifikuar mjetin që e shtypi dhe shoferin që ndodhej në drejtimin e automjetit.