Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vatra e zjarrit në Synej të Rrogozhinës/ Avioni kroat ndërhyn për neutralizimin e flakëve
Prej orëve të para të mëngjesit, avioni “Canadair” CL-415 i ardhur nga Kroacia ka nisur operacionet nga ajri për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë në Synej të Rrogozhinës. Mjeti fluturues, i specializuar për ndërhyrje në raste zjarresh në terrene të vështira, po vepron në koordinim me forcat vendase të emergjencës civile dhe strukturat e mbrojtjes nga zjarri. Ndërkohë që shirat e rënë disa ditë më parë shuan vatrat më problematike të zjarrit, vatra të reja kanë nisur të aktivizohen. Punonjësit e policisë, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura janë të mobilizuar për neutralizimin dhe fikjen e vatrave aktive, ndërkohë që ccdo zjarrvënie e qëllimshme do të ndiqet sipas legjislacionit në fuqi.