Shembja e objektit tre katësh në Vlorë, Rama: Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje

Shembja e objektit tre katësh në Vlorë, Rama: Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes lidhur me aksionin e radhës kundër ndërtimeve pa leje, duke publikuar pamjet e shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në Radhimë, e cila ishte ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi vendosmërinë për të çuar deri në fund betejën ndaj ndërtimeve pa leje, duke e quajtur këtë përballje një domosdoshmëri për të mbrojtur hapësirat e përbashkëta dhe për të rivendosur rendin ligjor në zhvillimin urban. “Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë...