Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Pas Lushkjes, Ujka pllakos Anderlehtin emërmadh
Dy lojtarët shqiptarë me të veçantën që i kanë shënuar Anderlehtit brenda në Bruksel. Lushkja në Europë, Ujka në kampionat. Java e tretë e kampionatit belg solli golin e parë të mesfushorit shqiptar Serxho Ujka i cili gjatë kësaj vere u bashkua me Zulte Varegem klub që militon në Jupiler Pro League. Kurbinasi 26 vjeçar (më 27 gusht do mbushë 27) ishte përcaktues në fitoren e madhe të skuadrës së tij të re ndaj gjigandëve të Anderleht pasi me golin e shënuar me kokë në të 69′ i dha kryesimin Zulte-s për 1-2. Ai luajti 86′ minuta ndërsa pas barazimit (2-2) zëvëndësuesi i tij Erenbjerg shënoi të tretin për ekipin e shqiptarit për 2-3 final. Ndërkohë java e katërt për Zulte Varegem (16 gusht, 16:00)...