SHBA po punon për një takim Putin-Zelensky

SHBA po punon për një takim Putin-Zelensky

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se Uashingtoni po punon për të organizuar një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Komentet ai i bëri gjatë një interviste për “Fox News”, duke theksuar se SHBA është në proces të përcaktimit të kohës dhe vendit ku dy udhëheqësit mund të diskutojnë për përfundimin e konfliktit. Vance shtoi se, sipas tij, nuk është e dobishme që një takim i tillë të zhvillohet përpara samitit të Alaskës. Ndërkohë, raportohet se Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë që Zelensky të marrë pjesë në një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, që mund të mbahet në Alaska. I pyetur për një ftesë zyrtare ndaj presidentit ukrainas, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se...