Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Një i vdekur dhe 29 të plagosur në tërmetin me magnitudë 6.1 në Turqi, të paktën 16 ndërtesa u shembën
Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi të dielën provincën perëndimore të Balıkesir, duke shkaktuar një viktimë dhe 29 të plagosur, njoftuan autoritetet turke. Sipas raportimeve nga mediat vendase, viktima është Nihat Onbaş, 81 vjeç, i cili humbi jetën në spital pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe të shembur në qytetin Sındırgı. Bashkëshortja e tij, Hamide Onbaş, është jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar frakturë në krah. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën. Nga 29 personat e lënduar, 18 janë tashmë të liruar nga spitali, ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë trajtimin, kryesisht për dëmtime të pësuara gjatë përpjekjes për të dalë nga ndërtesat. Në fshatrat përreth zonës së Zenterit,...