Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
News24, 3 ditë pa sinjal pas veprimeve arbitrare të Policisë! Sot në 12:00 gazetarët në protestë
News24 po përballet prej 2 ditësh me një represion të pazakontë policor gjë që solli edhe ndërprerjen e transmetimit për herë të parë në historinë e mbi 2 dekadave që nga krijimi. Teleshikuesit nuk arrijnë të ndjekin ekranin e tyre, pasi policia ndërpreu sinjalin e televizionit më të madh informativ në mënyrë arbitrare. Gjithçka ndodhi, në një ditë krejt të zakonshme pune, në një aksion, të paparalajmëruar. Në orët e para të mëngjesit të datës 9 gusht, forca të shumta policore zaptuan ambientet e Nwës24 dhe nuk lejuan gazetarët të nisnin punën. Mijëra e mijëra ndjekës kanë dënuar këtë akt barbar, duke shprehur solidaritet për të gjithë punonjësit. Gazetarët në protestë, nesër në 12:00 “Demokracia vdes në errësirë”! Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të...