Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksident në Bistricë, si u shpëtua i moshuari nga kalimtari
Një aksident është regjistruar sot në aksin Sarandë–Gjirokastër, pranë fshatit Bistricë, ku një automjet tip “Opel” me targë AA459GJ ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit. Sipas dëshmitarëve, ndër të parët që reagoi ishte Vasil Koto Xhamiha, i cili la kafen dhe u hodh në ujë për të shpëtuar drejtuesin e mjetit. Ai i ka dhënë frymëmarrje 80-vjeçarit Vasillaq Gjini, i cili fillimisht nuk reagoi, por më pas rifitoi ndjenjat. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët konfirmuan se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga analizat e kryera, rezultoi se drejtuesi po ngiste mjetin nën efektin e alkoolit.