Sigmund Frojd: Krijuesi dhe fantazia

Sigmund Frojd: Krijuesi dhe fantazia

Ne, profanët, gjithmonë jemi joshur të dimë se nga e merr lëndën e tij ky personalitet i çuditshëm, krijuesi, lëndë sipas idesë së pyetjes që ai i drejtoi kardinalit Aristos dhe si arrin krijuesi të na prekë me të, si na shkakton emocione të tilla që ne ndoshta asnjëherë s’do t’i pranonim. Interesi ynë për këtë rritet vetëm sepse, kur e pyesim, vetë krijuesi s’na jep fare informacion ose s’na jep informacion të kënaqshëm. Ai nuk shqetësohet aspak, kur ne e dimë se edhe njohja e shkëlqyer e kushteve të zgjedhjes së materialit krijues dhe e thelbit të artit krijues poetik nuk do të ndihmonte që ne vetë të bëheshim krijues .Ah, sikur të gjenim të paktën te vetja ose te ca si puna jonë...