Zv.presidenti amerikan skeptik për një takim Putin- Zelensky: Nuk do të ishte shumë produktiv

Zv.presidenti amerikan skeptik për një takim Putin- Zelensky: Nuk do të ishte shumë produktiv

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance ka dalë kundër një takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky-t. Një një intervistë për Fox News JD Vance, deklaroi se një marrëveshje e mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës “në fund nuk do të kënaqë as njërën, as tjetrën palë”. Ai u shpreh skeptik për një takim mes tyre para samitit të planifikuar midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, që pritet të mbahet në Alaskë më 15 gusht. “E vetmja mënyrë për të bërë paqe është të ulesh dhe të flasësh. Nuk mund të tregosh me gisht. Nuk mund të tundësh gishtin nga dikush dhe të thuash ‘ti gabon, ne kemi të drejtë’. Rruga drejt paqes është të kesh një udhëheqës vendimtar që...