“Aludimet, shpifëse”/ Vrasja e trefishtë në Gjilan reagon Osmani: Organet e rendit dhe drejtësisë në veprim urgjent

“Aludimet, shpifëse”/ Vrasja e trefishtë në Gjilan reagon Osmani: Organet e rendit dhe drejtësisë në veprim urgjent

Përmes një njoftimi nga Presidenca, Osmani shpreh keqardhjen e thellë për humbjen tragjike të tre qytetarëve në vrasjen e rëndë të kryer në Gjilan dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar këtë mbrëmje lidhur me ngjarjen e rëndë të së dielës në Gjilan, ku tre persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër u plagos. Gjithashtu, Presidentja kërkon nga organet kompetente që autorët e këtij akti makabër të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë, për t’u përballur me përgjegjësinë e plotë ligjore. Vjosa Osmani: “Është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër të...