Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“4 vite qëndrojnë dhe bashkëpunojnë me shkeljen e ligjit”/ Shpërthen gazetari:Vihen në lëvizje kur u thotë kryeministri
Përmes një interviste televizive, gazetari Mentor Kikia tha se shteti duhet të jetë funksional çdo moment dhe jo vetëm me fushatë sikurse po ndodh kohët e fundit. Mentor Kikia: Jam dakord me çdo veprim të shtetit për të mbajtur funksional ligjin, por nuk jam dakord me emërtimin si një fushatë sepse shteti nuk funksionin me fushata, por me një sistem pavarësisht se kush qeveris. Mbrojtja e territorit është detyrë e vazhdueshme e institucioneve dhe nuk ka pse për 4 vite të qëndrojnë e të bashkëpunojnë me shkeljen e ligjit e të vihen pastaj në lëvizje kur u thotë kryeministri.