Jorge Luis Borges: Dëshmitari

Jorge Luis Borges: Dëshmitari

Në një ahur, që është gati nën hijen e kishës së re prej guri, një njeri me sy të hirtë dhe mjekër të grivët, dergjur mes amësimit të kafshëve, pret vdekjen në heshtje, si ai që pret gjumin. Dita, e cila u bindet ligjeve të gjithanshme dhe sekrete, i shtyn ngadalë dhe i trazon hijet e vathës së vobektë; përjashta janë tokat e lëruara, një hendek i mbuluar nga gjethet e rëna dhe ndonjë gjurmë ujku në baltovinën e zymtë, ku zënë fill pyjet. Njeriu fle dhe ëndërron, i harruar. Thirrja e lutjes e zgjon. Në mbretëritë e Anglisë, tingulli i kambanave tani është bërë zakon i buzëmbrëmjeve, por burri, në fëmijërinë e tij, ka parë fytyrën e Vodenit, tmerrin hyjnor dhe ngazëllimin, idhullin e...