“Liri për Palestinën”/ Nga Athina në Selanik, mijëra qytetarë protestojnë në 100 vende turistike në të gjithë Greqinë: Jepini fund genocidit!

“Liri për Palestinën”/ Nga Athina në Selanik, mijëra qytetarë protestojnë në 100 vende turistike në të gjithë Greqinë: Jepini fund genocidit!

Në një valë masive solidariteti në më shumë se 100 vende turistike në të gjithë Greqinë, qytetarë, organizata të pavarura dhe shoqata për të drejtat e njeriut kanë bashkuar zërat e protestës në përkrahje të popullit palestinez, duke dënuar gjenocidin e vazhdueshëm nga Izraeli në Rripin e Gazës. Që nga pasditja, protestuesit e parë u mblodhën jashtë Parlamentit grek në Athinë, ku vendosën foto të fëmijëve nga Palestina që janë vrarë ose plagosur rëndë nga bombardimet dhe konflikti i armatosur. Ata hedhën parulla kundër qeverisë dhe ushtrisë izraelite si “Liri në Palestinë”, ” Maskarai nuk njeh kufij”, “Ne jemi të gjithë fëmijë të Gazës, jemi të gjithë palestinezë”. Gjithashtu bënë thirrje për çlirimin e Palestinës dhe një fund të menjëhershëm të gjenocidit. Edhe në Selanik,...