Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Do të hedhin nesër në “erë” vilën trekatëshe në aksin Vlorë-Orikum, IKMT njoftim të rëndësishëm
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 07:30, do të hidhet në “erë” një objekt trekatësh i ndërtuar pa leje pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum. Përmes një postimi zyrtar, IKMT bën me dije se shpërthimi do të jetë i kontrolluar dhe do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit. Në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së operacionit, Inspektoriati përmes këtij njoftimi u kërkon qytetarëve dhe bizneseve të zonës bashkëpunim për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe masave të ndërmarra. “IKMT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë. Ju sigurojmë se, në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese, do të vijohet me ndërhyrjet me forcën e...