Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sherr për vendin e parkimit në Lezhë, qëllohet me sende të forta një person në Kune, transportohet te “Trauma”
Një konflikt mes disa personave mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes, ku një person është goditur me sende të forta kokë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar njërin prej autorëve të dyshuar, i cili po merret në pyetje. Nga të dhënat paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas sherrit për vendparkimin.