Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga ish-truproja dhe vajzat e Putin te djali i mikut oligark! Kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Kremlin
Nga Paolo Valentino – Corriere della Sera Në Kremlin po fryn erë ndryshimi. Presidenti rus Vladimir Putin po lë mënjanë aleatët e vjetër, shumica tashmë në të shtatëdhjetat, për t’i bërë vend një brezi të ri, por jo për të hequr dorë nga pushteti. Sipas një raporti të gazetarit rus-amerikan Mikhail Zygar për Atlantic Council, ky brez i ri përbëhet kryesisht nga fëmijët e drejtuesve aktualë, miqve dhe familjarëve të Putinit, përfshirë dy vajzat e tij. Putin, që mund të qeverisë deri në vitin 2036, synon të ruajë kontrollin absolut. Emra të rëndësishëm të elitës së vjetër si Sergei Shoigu, Sergei Lavrov, Yuri Ushakov, Igor Sechin dhe Aleksei Miller pritet të largohen gradualisht. Ndërkohë, gjenerata e re nuk ka kujtime nga Bashkimi Sovjetik, por ndan...