Pas Chevalier, PSG projekton goditjen e dytë të bujshme… plot 150 milionë euro

Pas Chevalier, PSG projekton goditjen e dytë të bujshme… plot 150 milionë euro

10 Gusht 2025 20:19 Telesport Ditën e djeshme, PSG ka zyrtarizuar transferimin e Lucas Chevalier nga Lille për 40 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse. Kampionët e Europës janë shumë afër transferimit të Illia Zabarnyi, qendërmbrojtësit ukrainas të Bournemouth. Marrëveshja mes dy klubeve pritet të arrihet për shifrat 60-70 milionë euro. Por, parizienët nuk kanë ndermend ta mbyllin merkaton vetëm me këto dy goditje. “Fichajes.net” raporton se objektivi i madh i PSG-së është transferimi i Enzo Fernandez nga Chelsea. Parizienët duan të ndërtojnë një mesfushë të pakonkurruershme me emra si Vitinha, Joao Neves dhe Enzo Fernandez. Sipas raportimit në fjalë, PSG është e gatshme të ofrojë deri në 150 milionë euro për mesfushorin argjentinas, 125 milionë euro direkt dhe 25 milionë euro të tjera...