Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Ai ka një zemër të madhe”, Aubameyang rikthehet me dy gola te Marseille dhe merr lëvdata nga shokët e skuadrës
10 Gusht 2025 20:55 Telesport Pas një sezoni të kaluar në Arabinë Saudite me Al-Qadsiah, Pierre-Emerick Aubameyang është rikthyer sërish te Marseille. Sulmuesi nga Gabon shkëlqeu në sezonin 2023-2024 me klubin marsejez duke shënuar 30 gola dhe dha 11 asiste në të gjitha kompeticionet. Marseille fitoi dje 3-1 ndaj Aston Villa në një miqësore mes tyre dhe Aubameyang i futur në fushë në pjesën e dytë, shënoi dy gola. Pas dy golave të shënuar kundër Aston Villas, Pierre-Emerick Aubameyang mori lëvdata të larta nga shoku i skuadrës, mesfushori difensiv Geoffrey Kondogbia. “Çfarë sjell ai? Mendoj se kjo është një pyetje e lehtë për t’u përgjigjur, ju tashmë e dini. Para së gjithash, ai është dikush që jep gjithçka për shokët e tij të ekipit. Ai...