Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Antonio Banderas, nga Malaga në majat e Hollywood-it
Më 10 gusht 1960, në qytetin bregdetar të Malagës, në jug të Spanjës, lindi José Antonio Domínguez Bandera, i njohur sot në mbarë botën si Antonio Banderas. Ai do të bëhej një nga aktorët më të njohur spanjollë në kinemanë ndërkombëtare dhe një simbol i suksesit të artistëve evropianë në Hollywood. Djallëzia e natyrshme, sharmi mesdhetar dhe energjia shpërthyese që ai do të sillte në ekran kishin rrënjët në fëmijërinë e tij të zakonshme në Malaga. Banderas u rrit në një familje modeste: i ati ishte polic, ndërsa nëna mësuese. I apasionuar pas futbollit, ai ëndërronte një të ardhme si sportist, por një dëmtim në këmbë i preu rrugën sportive. Pikërisht atëherë, në adoleshencë, zbuloi teatrin, një pasion që do t’i ndryshonte jetën, transmeton KultPlus....