Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çekia dërgon helikopterin në Kuçovë/ 14 vatra aktive gjatë orëve të fundit në vend, situata paraqitet alarmante
21 vatra zjarri janë raportuar gjatë orëve të fundit, nga të cilat janë shuar 7 ndërsa 14 të tjera janë aktive. Në bashkinë Finiq, vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Flakët kanë kaluar në fshatin Krane.. Në terren po operojnë 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e “Lucës”, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyjore. Për shkak të terrenit...