Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vrasja e trefishtë në Gjilan nga Mefail Shkodra. Jeta luksoze në “Instagram”, akuzat për fajde dhe krim të rëndë
Emri i Mefail Shkodrës është rikthyer në qendër të vëmendjes pas akuzave për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit: vrasjen e trefishtë të ndodhur mesditën e së dielës në Gjilan. I njohur për jetën e tij luksoze dhe praninë e shpeshtë në rrjetet sociale, Shkodra nuk hezitonte të publikonte foto me makina luksoze si Range Rover dhe BMW X5, si dhe imazhe krah politikanëve të lartë të Kosovës – mes tyre presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Postimet e tij shpesh shoqëroheshin me citime sfiduese si “nëse ndalesh sa herë që një qen leh, nuk ke për ta mbaruar kurrë rrugën tënde” apo “njerëzit...