“Shkelën perimetrin e sigurisë”/ Bllokohen 34 mjete lundruese nga Ksamili në liqenin e Komanit

“Shkelën perimetrin e sigurisë”/ Bllokohen 34 mjete lundruese nga Ksamili në liqenin e Komanit

Policia detare dhe ajo kufitare kanë vijuar aksionin dhe monitorimin nga jugu në veri për rritjen e parametrave të sigurisë detare. Nga Ksamili në liqenin e Komanit janë bllokuar 34 mjete lundruese, prej të cilave 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë, njofton policia. Gjithashtu në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po kryejnë kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, për evidentimin e shkeljeve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës. Nga ana tjetër 19 shtetas shqiptarë dhe të huaj janë shpëtuar në det, falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit të policisë. Nga Policia Kufitare e Sarandës, në...