“Është tragjike! S’jam penduar për objektivin, por për…”/ Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

“Është tragjike! S’jam penduar për objektivin, por për…”/ Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit ia shkatërroi ëndrrën. Historia e tij është bërë virale në Azi, duke ndezur debate mbi koston e jetës së kursyer në mënyrë ekstreme. Në moshën 25-vjeçare, ai nisi punën në një kompani me stabilitet, por me orare rraskapitëse. Me rreth 29 mijë euro në vit, vendosi të kursente çdo qindarkë, duke jetuar në një dhomë kompanie për vetëm 175 euro në muaj, pa ngrohje e ajër të kondicionuar, dhe duke ngrënë darka minimale – shpesh vetëm turshi, oriz dhe perime të kripura, shkruan A2 CNN. Për 20 vite e 10 muaj, ai jetoi me idenë: “Do të tërhiqem patjetër nga puna”,...