Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Liria më thërret, vdekja nuk më tund’/ Meta përkujton Havzi Nelën: Fjalët e tij ushtojnë edhe pas ndërprerjes brutale të sinjalit të News 24
Me vargjet e poetit të vrarë nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, Havzi Nela, presidenti i Partisë së Lirisë ka reaguar nga burgu, për të nderuar kujtimin dhe veprën e lavdishme të poetit dhe disidentit martir. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Havzi Nela, sfidoi diktaturën dhe shpërfilli edhe vdekjen, për të mbetur përjetësisht simbol i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor. ‘Havzi Nela, edhe në këto kohë të errëta për lirinë e fjalës, të rrezikuar më shumë se kurrë, veçanërisht pas atentatit të fundit ndaj saj, ndërprerjes brutale të sinjalit të “News 24, vazhdon të jetojë përmes vargjeve të tij që gjëmojnë me forcë të jashtëzakonshme dhe frymëzojnë një fjalë të vetme: LIRI!’, shkruan Meta në reagimin e tij në facebook....