Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shqiptari Alfred Mirashi-Milot dhe çelësi gjigant i Monteverginës, triumfojnë pas një beteje 6-vjeçare me burokracinë italiane
Nga Albert Vataj Media italiane ka trajtuar gjerësisht, përmes një materiali të Rosaria Carifano, Odisenë e gjatë të punës së artistit shqiptaro-italian, Alfred Mirashi – Milot. “I duruari, i fituari” thotë një proverb i vendlindjes së skulptorit me famë botërore, dhe në këtë rast, proverbi merr formë konkrete. Për gati gjashtë vite, Milot nuk luftoi vetëm me vështirësitë burokratike dhe pengesat institucionale, por edhe me peshën e kohës që shpesh i vë në provë krijuesit. Ai e mbajti të gjallë vizionin e tij artistik, duke e ushqyer me bindjen se arti, kur është i vërtetë, nuk njeh dorëzim.Pas shumë kthesash dhe bllokimesh, nga miratimet fillestare, te ndalimi i papritur nga autoritetet për shkak të vlerësimeve mbi ndikimin në peizazh, e deri tek humbja e shpresës...