‘Mbyllja e News 24, luftë ndaj fjalës së lirë’/ Murati: S’ka qenë nën kontrollin e qeverisë, ka denoncuar afera korrupsioni

‘Mbyllja e News 24, luftë ndaj fjalës së lirë’/ Murati: S’ka qenë nën kontrollin e qeverisë, ka denoncuar afera korrupsioni

Gazetari Erl Murati e sheh me shuam shqetësim, goditjen që po i bëhet një prej mediave më kritike ndaj pushtetit sot, News 24, që prej aksionit policor të së shtunës, që kulmoi më fikjen e sinjalit të transmetimit. Në një lidhje me edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Armela Ferkso, Murati edhe në postin drejtues në këtë grup mediatik, u shpreh se me ndërprerjen e transmetimit të News 24 ,është shuar përkohësisht dhe në mënyrë arbitrare, një prej televizioneve më kritike ndaj qeverisë. Sipas Muratit, grupi mediatik, i vendosur në ambientet e ish-uzinës së autotraktorëve u  mbyll në mënyrë arbitrare nga shteti, duke e konsideruar një aksion të tillë, si një betejë jo personale, më shumë se sa një betejë ndaj fjalës dhe...