Ende 7 vatra zjarri aktive në vend, në Finiq digjet një kishë dhe një banesë

Ende 7 vatra zjarri aktive në vend, në Finiq digjet një kishë dhe një banesë

38 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, nga të cilat 31 janë shuar, ndërsa 7 të tjera janë ende aktive. Ato janë të shpërndara në qarqe si Vlora, Lezha, Dibra, Berati dhe Shkodra. Më problematike paraqitet situata në Bashkinë Finiq, ku zjarret kanë rrethuar disa fshatra. Bëhet fjalë për fshatra si Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë, Krongj, Dhrovjan dhe Krane, ku zjarret kanë vijuar edhe gjatë natës, duke përfshirë edhe zonat e banuara. Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet evakuan banorë në Livinë, Krongj dhe Ardhasovë, ndërkohë që për të moshuarit u vendosën ekipe të gatshme që ofrojnë asistencë mjekësore. Pavarësisht angazhimit të zjarrfikësve të disa bashkive dhe mbi 70 forcave të ushtrisë dhe policisë, zjarret dogjën një...