Një i vdekur dhe 6 të plagosur me armë zjarri në Tetovë

Një i vdekur dhe 6 të plagosur me armë zjarri në Tetovë

Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga incidenti i armatosur në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një shkëmbimit me armë zjarri nga dy automjete. Dëshmitarët që s’deshën të flasin para kamerës thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se makina nga ku u sulmua, u largua me shpejtësi, shkruan Alsat. Nga të shtënat u lënduan edhe dy kalimtarë të rastit. Një vajzë 13-vjeçare e cila me plagë në këmbë është dërguar në Spitalin e Tetovës si dhe një i moshuar, i cili është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup si rast urgjent. “Automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është...