Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Letra e Kafkës për Milenën: Ah, sikur bota të mbaronte nesër
Milena Jesenska ishte e martuar kur, në vitin 1920, i shkroi Kafkës një letër ku i kërkonte të përkthente një nga librat e tij. Ajo letër ishte pikënisja e një korrespondence sa filozofike, aq edhe pasionante. Kafka vendosi t’i jepte fund marrëdhënies së tyre pasi Milena nuk pranoi të linte të shoqin. Pas vdekjes së Kafkës, letrat që shkrimtari i kishte dërguar Milena ia dha Max Brod-it, i cili i botoi në vitin 1952 me titullin “Letra Milenës”. Por letrat që Milena i dërgoi Kafkës nuk u gjetën, me shumë mundësi ishte shkatërruar. Më poshtë është një prej letrave që Kafka i ka shkruar Milenës: E dashur Milenë, Uroj që bota të mbaronte nesër. Atëherë do të mund të merrja trenin tjetër, të mbërrija te...