Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete në aksin Sarandë–Ksamil, ja detajet e para rreth ngjarjes
Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip Volvo, i drejtuar nga Aldrin Llodos, dhe një Range Rover, me drejtues Artan Rexhepin. Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lëndime në njerëz. Një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale është regjistruar mesditën e së dielës në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”. Kontrolli i kryer me testin e alkoolit ndaj të dy drejtuesve rezultoi negativ, me vlerë 0.00 mg/l. Policia, e pranishme në vendngjarje, po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.