“Escobari” i Britanisë, shoferi i autobusit që ndërtoi kartelin më të madh të drogës në Mbretërinë e Bashkuar

“Escobari” i Britanisë, shoferi i autobusit që ndërtoi kartelin më të madh të drogës në Mbretërinë e Bashkuar

Jesus Ruiz Henao, kolumbiani 63-vjeçar që ka marrë nofkën “Pablo Escobar i Britanisë”, flet për herë të parë në televizion, duke zbuluar historinë e jashtëzakonshme se si arriti të kombinonte një jetë “normale” si shofer autobusi me drejtimin e një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar. Dokumentari me dy pjesë “The Bus Driver: Britain’s Cocaine King”, i cili do të transmetohet më 11 gusht në Discovery+, sjell rrëfimin ekskluziv të jetës së tij – nga një emigrant i thjeshtë në Londër në bosin famëkeq të drogës. Henao është aktualisht një i burgosur “VIP” në një burg të sigurisë maksimale në Bogotá, Kolumbi. Në dokumentar, ai tregon se u largua nga Kolumbia në vitet 1990 pasi u vu në...