“Pele palestinez” u vra nga sulmet e Izraelit, ylli i Liverpool sulmon UEFA-n: Pse nuk mund të thuhet si vdiq, ku dhe pse?

“Pele palestinez” u vra nga sulmet e Izraelit, ylli i Liverpool sulmon UEFA-n: Pse nuk mund të thuhet si vdiq, ku dhe pse?

Sulmuesi i Liverpool-it Mohamed Salah ka kritikuar publikisht UEFA-n për komunikatën e saj në nderim të “Pelé-s palestinez” Suleiman al-Obeid, ku nuk përmendej fakti që, sipas Federatës Palestinase të Futbollit, ai u vra nga të shtënat e forcave izraelite gjatë shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës. “Pse nuk mund të thuhet si vdiq, ku dhe pse?”, shkroi Salah në rrjetet sociale. Ai kishte kërkuar edhe në tetor 2023 leje për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, duke apeluar për fundin e “masakrave” në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Suleiman al-Obeid, ish-lojtar i kombëtares palestineze me 24 ndeshje ndërkombëtare dhe mbi 100 gola në karrierë, ishte 41 vjeç dhe baba i pesë fëmijëve. Sipas Federatës Palestinase, deri tani 321 futbollistë palestinezë janë vrarë në luftën...