Portreti i vërtetë (i errët) i Shqipërisë nën Ramën

Portreti i vërtetë (i errët) i Shqipërisë nën Ramën

Nga Margo Rejmer Gjithçka ndodhi në një vend që pretendohet të jetë i lirë dhe demokratik. Të shtunën, policia rrethoi selinë e televizionit News 24, duke ndaluar gazetarët të hynin në redaksi, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe duke mbyllur transmetimin. Nuk pati asnjë urdhër gjykate që e autorizonte këtë, mbyllja ishte thjesht akti më i fundit në një konflikt që zgjat prej vitesh midis Kryeministrit Edi Rama dhe pronarit informal të televizionit, Irfan Hysenbelliu. Si mund të ndodhë që në një demokraci kryeministri të dërgojë policinë dhe të mbyllë një televizion që guxon ta kritikojë atë? Në maj, shkrova në revistën polake mujore Znak se Edi Rama kishte mbyllur TikTok-un për një vit të tërë, zyrtarisht në emër të mbrojtjes së të rinjve nga ndikimi...