Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Lukova përfshihet nga zjarret, flakët rrezikojnë Kishën e Shën së Premtes dhe banesat
                            Situata me zjarret në vendin tonë vijon të jetë e rënduar, teksa vatra të reja zjarri janë shfaqur në jugun e Shqipërisë. Shumë pranë bregdetit dhe në pikun e sezonit turistik, dy vatra zjarri kanë nisur mesditën e kësaj të diele edhe në Lukovë. Zjarri ka rënë poshtë fshatit, pranë Kishës së Shën e Premtes dhe shumë pranë zonës së banuar. Sipas banorëve vendi ku ka rënë zjarri, është i rrezikshëm, ndërsa në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe banorë të fshatit, të cilët po përpiqen të shuajnë flakët që rrezikojnë zonën dhe banesat.