Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative vetëm në qarkun e Vlorës

Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative vetëm në qarkun e Vlorës

Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të automjeteve dhe turistëve vendas e të huaj, strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë qarkun e Vlorës janë angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rrugët që të çojnë drejt zonave turistike. Gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht, janë hequr me mjet karroatrec dhjetëra automjete të parkuara gabim, të cilat pengonin qarkullimin dhe rëndonin trafikun, kryesisht në zonat bregdetare dhe në qytetin e Vlorës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimin e pandërprerë të rrugëve hyrëse dhe dalëse të qyteteve dhe zonave bregdetare. Po ashtu janë intensifikuar kontrollet ndaj shpejtësisë, parakalimeve të...